Po transportonte 20 derrave të vegjël pa dokumentacion, ndalohet shoferi në Kllokot

Një person është ndaluar në Kllokot pasi dyshohet se po transportonte 20 derra të vegjël pa dokumente përcjellëse.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 09:15, kur njësiti policor ka ndaluar një automjet furgon me targa vendore.


Automjetin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili po transportonte 20 krerë derra të vegjël (gica), pa dokumentacionin e nevojshëm.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda për rastin. I dyshuari, së bashku me automjetin dhe kafshët, është liruar, ndërsa për procedurat e mëtejme janë marrë zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).


“Njësiti policor ka ndaluar automjetin furgon me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari (m/k), me të cilin automjet kishte qenë duke i transportuar 20 krerë derra të vogël (gica) pa dokumente përcjellëse. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari me automjete dhe kafshë janë liruar, ndërsa me procedura tjera rreth rastit janë marrë zyrtarët e AUV-ës”, thuhet në raportin e Policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button