Policia flet për shpërthimin e veturës në Gjilan: Dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Një person ka mbetur i lënduar rëndë dhe një tjetër lehtë pas një detonimi në një veturë në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 21:45, në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”.


“Sot rreth orës 21:45 kemi pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ në Gjilan ka ndodhur një detonim në një veturë”, ka njoftuar Hashani.
Sipas tij, patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se vetura është dëmtuar nga një mjet shpërthyes.


“Në veturë kanë qenë dy persona, vozitësi dhe një pasagjere. Me këtë rast, vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar i shtetit.
“Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, ka deklaruar Hashani.// TandemPress

Artikuj të tjerë

Back to top button