Rrezik për rrëzimin e një shtylle në afërsi të Stacionit të Autobusëve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për dëmtimin e një shtylle të ndriçimit në rrugën magjistrale M-2, në afërsi të rrethrrotullimit.

Përmes një postimi në Facebook, komuna ka theksuar se për të rrezikut të mundshëm për qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

“Shtylla nuk është aset në pronësi apo administrim të Komunës së Prishtinës, por është pjesë e infrastrukturës rrugore që administrohet nga Ministria e Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, komuna i ka bërë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që të ndërhyjë me urgjencë për sanimin e kësaj shtylle dhe eliminimin e çdo rreziku potencial, në mënyrë që të garantohet siguria e qytetarëve dhe e komunikacionit.

Artikuj të tjerë

Back to top button