
Kostoja e jetesës në Kosovë ka vazhduar të rritet gjatë muajit të kaluar.Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e inflacionit vjetor për muajin gusht të vitit 2026 ka arritur në 7,3%.
Ndërkaq, në raport me muajin paraprak (korrik 2026), çmimet e konsumit pësuan një rritje mujore prej 1,3%.Në raportin e ri mbi Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), ASK-ja bën të ditur se shtrenjtimi më i theksuar përgjatë një viti (gusht 2026 / gusht 2025) vërehet në sektorin e transportit, i cili ka shënuar një ngritje masive prej 21,1%.
Një tjetër rritje e lartë dyshifrore është regjistruar te shpenzimet për strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse me 11,8%.Sektorët e tjerë që po ashtu kontribuuan në ngritjen vjetore të çmimeve përfshijnë:Restorantet dhe shërbimet e akomodimit me një rritje prej 5,4%.Pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 5,1%.Shëndetësia me 4,2%.Kujdesi personal dhe mbrojtja sociale me 3,8%.
Ushqimet dhe pijet joalkoolike njohën një rritje disi më të moderuar prej 2,6%.Në anën tjetër, e vetmja rënie e çmimeve e regjistruar gjatë kësaj periudhe ishte te shërbimet arsimore, të cilat panë një tkurrje të lehtë prej -0,5%.
Edhe në nivel mujor (gusht 2026 / korrik 2026), rritja e përgjithshme prej 1,3% është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i shërbimeve të transportit me 4,6%, si dhe nga kostot e strehimit dhe lëndëve djegëse me 0,8%.



