Selman Kolgeci: Takimet në Viti dëshmojnë besimin dhe përkrahjen qytetare

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci, ka vazhduar sot takimet me qytetarë në Viti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Kolgeci tha se pritja dhe mbështetja e qytetarëve në Viti ishte jashtëzakonisht e ngrohtë dhe motivuese për vazhdimin e angazhimit politik.

“Takimet sot i vazhduam në Viti, me njerëz të mirë të këtij vendi. Vjosën, Lumirin dhe ne si kandidatë për deputet na pritën me shumë respekt e ngrohtësi”, u shpreh Kolgeci.

Ai theksoi se bisedat me qytetarët janë motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në shërbim të familjeve, rinisë dhe të ardhmes së vendit.

“Bisedat që u bënë sot me qytetarë na kujtojnë pse ia vlen të angazhohemi çdo ditë, për familjet tona, për rininë dhe për secilin qytetar që meriton dinjitet, përkrahje dhe më shumë mundësi në vendin e vet”, deklaroi ai.

Në fund, kandidati i LDK-së shprehu mirënjohje për qytetarët e Vitisë për pritjen dhe besimin e treguar gjatë takimit.

“Mirënjohës për pritjen, fjalët e sinqerta dhe besimin që na japin në çdo takim”, përfundoi Selman Kolgeci.

Artikuj të tjerë

Back to top button