
Një market në fshatin Kijevë të Malishevës është përfshirë nga zjarri gjatë mesditës së së mërkurës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Për shkak të përhapjes së zjarrit, marketi është dëmtuar rëndë
Pas marrjes së informacionit për zjarrin, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente për të intervenuar dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Nuk raportohet për persona të lënduar nga ky incident, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të jenë të konsiderueshme


