Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

I pandehuri Xhelal Sveçla, pasi është shpallur fajtor, është dënuar sot me një vit burgim.

Megjithatë, dënimi është me kusht dhe nuk do të ekzekutohet nëse Sveçla nuk kryen vepër penale brenda periudhës së verifikimit prej një viti.

Gjithashtu, Sveçla është obliguar të paguajë 50 euro për shpenzimet gjyqësore dhe 20 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Sveçla nuk e ka pranuar fajësinë dhe nuk ishte i pranishëm gjatë shqiptimit të dënimit.

I pandehuri Xhelal Sveçla, pasi është shpallur fajtor, sot i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej një viti. Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër penale brenda afatit prej një viti, pra dënimi është i kushtëzuar.I njëjti obligohet që t’i paguajë paushall shpenzimet gjyqësore prej 50 eurosh, si dhe 20 euro për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Rasti ndaj Xhelal Sveçlës lidhet me protestat dhe përplasjet politike në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2015, kur deputetët e atëhershëm të opozitës, përfshirë ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Artikuj të tjerë

Back to top button