
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka zhvillime të reja lidhur me mundësinë e një takimi të radhës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku është pyetur nga gazetarët nëse pritet një takim i ri me Kurtin për ndonjë marrëveshje politike.
Ai tha se për momentin nuk ka asgjë të re nga takimi i mbrëmshëm dhe se sot nuk pritet të zhvillojë takim me kryetarin e VV-së.
Takimi i djeshëm mes Abdixhikut dhe Kurtit ishte zhvilluar në kuadër të konsultimeve politike para konstituimit të legjislaturës së re.


