Tërheqja e Bekim Sejdiut nga gara për president, vjen reagimi nga nënkryetari i Vetëvendosjes

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar pas tërheqjes së kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Gola ka thënë se dështimi i kandidaturave të Feride Rushitit dhe Bekim Sejdiut është “ogur i keq” dhe pasojë e një “trashëgimie të sëmurë politike”.

Sipas tij, në Kosovë bashkëpunimi politik po prodhohet më shumë nga “tenderët, funksionet diplomatike e pazaret”, sesa nga integriteti dhe vlerat profesionale.

Ai ka kritikuar opozitën, duke thënë se refuzimi i kandidatëve të pavarur dhe me reputacion profesional po ia mohon shtetit mundësinë për të pasur figura që do ta nderonin Kosovën brenda dhe jashtë vendit.

“Kur një sistem politik fillon t’i refuzojë njerëzit e vlefshëm pikërisht sepse nuk i detyrohen askujt, atëherë nuk janë kandidatët ata që dështojnë, por sistemi dhe kultura politike”, ka shkruar Gola.

Artikuj të tjerë

Back to top button