
Myftiu Naim Tërnava, në takimin me media para Kurban Bajramit, është shprehur se kjo festë përpos që është festë adhurimi, ajo kontribon edhe në ndërtimin e shoqërisë dhe forcimin e atdheut, shkruan Mitropol.
Nata e Kurban Bajramit, sipas Tërnaves, gjithashtu është përkujtim për dëshmorët, nënat që nuk kanë gjetur ende eshtrat e fëmijëve të tyre, si dhe për fëmijët që kanë mbetur pa prindër, që i kanë humbur gjatë luftës.
“Kjo natë është edhe përkujtim i përjetshëm i dëshmorëve tanë, i nënave që ende nuk gjetën eshtrat e bijve dhe bijave të tyre, i fëmijëve që u rritën pa përqafimin e prindit, por me krenarinë se ata ishin pjesë e një sakrifice të shenjtë për liri”, tha Naim Tërnava.



