Totaj pret zëvendëskomandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot zëvendëskomandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, Gjeneral Brigade Federico Collina.

Totaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Komunën e Prizrenit, bashkëpunimin e deritanishëm mes komunës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, në interes të qytetarëve.

“Me kënaqësi prita sot Zëvendëskomandantin e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO-ja, Gjeneral Brigade Federico Collina. Biseduam për situatën e sigurisë në Komunën e Prizrenit, bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e tij në të ardhmen, në interesin më të mirë të qytetarëve tan”, ka shkruar Totaj.

Artikuj të tjerë

Back to top button