Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet

Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy bashkëqytetarë nga Kosova humbën jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të lënduar.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka shprehur pikëllimin për humbjen e jetëve dhe ka përcjellë ngushëllime për familjarët e viktimave, si dhe urime për shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Na pikëlloi thellë lajmi tragjik për dy bashkëqytetarët tanë nga Kosova që humbën jetën sot pasdite pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë. U prehshin në paqe!”, ka shkruar ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button