Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në aksident ishin të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal



