
Trepça SH.A. ka nënshkruar kontratën për ofrimin e shërbimeve të transportit të punëtorëve, që përfshin dërgimin e tyre në vendin e punës dhe kthimin pas përfundimit të orarit.
Sipas njoftimit zyrtar për nënshkrimin e kontratës, vlera e saj arrin në 292,439.40 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës kornizë është 12 muaj.
Kontrata është nënshkruar më 30 korrik 2026 me operatorin ekonomik KOLAŠIN PREVOZ SMS D.O.O. nga Mitrovica.
Në këtë aktivitet prokurimi është pranuar vetëm një ofertë, e cila edhe është shpallur e përgjegjshme.

Sipas dokumentit, procedura është zhvilluar si procedurë e hapur, me kriter për dhënien e kontratës çmimin më të ulët, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte 330 mijë euro. Financimi i kontratës është bërë nga mjetet vetanake të Trepçës SH.A.



