UEFA u beson drejtësinë gjyqtarëve kosovarë: Vehapi, Kastrati e Bejtullahu në ndeshje të mëdha evropiane

Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë të marrin vlerësime të larta dhe besim të plotë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, për të ndarë drejtësinë në gara të rëndësishme ndërkombëtare.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur delegimet e reja në tri turne dhe kompeticione të ndryshme evropiane, duke konfirmuar progresin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve nga Kosova, transmeton TandemPress.

Gjyqtarja kryesore Rita Vehapi dhe asistentja Fitore Govori janë caktuar për të referuar në tri ndeshje kualifikuese që do të zhvillohen në Turqi:

  • 26 tetor: Mali i Zi – Andorra
  • 29 tetor: Andorra – Armenia
  • 1 nëntor: Andorra – Turqia

Në turneun që do të zhvillohet në Shqipëri, drejtësia i është besuar gjyqtarit kryesor Visar Kastrati dhe asistentes Lumturije Muhadri në tri takime:

  • 29 tetor: NI Eastern – Piemonte Valle d’Aosta
  • 1 nëntor: Piemonte Valle d’Aosta – Shqipëria
  • 4 nëntor: Piemonte Valle d’Aosta – West Slovakia

Një treshe tjetër kosovare do të udhëtojë drejt Rumanisë për Ligën e Kampionëve për të Rinj. Gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu, së bashku me asistentët Bekim Rama dhe Fatlum Jashari, do të ndajnë drejtësinë në përballjen.

  • 28 tetor: Farul Constanța – Sheriff

FFK ka theksuar se këto emërime të njëpasnjëshme përbëjnë dëshmi të qartë për ngritjen e cilësisë së referimit kosovar, teksa u ka uruar gjyqtarëve suksese në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Artikuj të tjerë

Back to top button