Vajza e mitur që ra nga kati i gjashtë i terases në Pejë në gjendje të rëndë, QKUK jep detaje

Një ngjarje e rëndë u raportua sot në orët e paraditës në qytetin e Pejës. Ndërkaq lidhur mbi rastin kanë treguar nga QKUK se gjendja e saj mbetet e rëndë dhe per momentin ajo po trajtohet me mjekimin intenziv.

Kështu ka bërë të ditur për drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Është trajtuar në Qendren Emergjente gjendja e saj është e rëndë fillimisht u trajtua në poli traumë ku më pas është transferuar në Mjekimin Intenziv të Pediatrisë për trajtim të metutjeshëm”, tha ai.

Pas rënies, e mitura fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes së saj është transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Rasti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë, ku rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për rastin dhe menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, nderkaq rasti po hetohet tutje.

Artikuj të tjerë

Back to top button