Vdekja e 47 vjeçarit në Spitalin e Pejës: Dyshimet e para janë se ai ishte helmuar në Ulqin, ndërsa Spitali i Pejes thotë se ai kishte pësuar arrest kardiak

Një person ka vdekur mbrëmë në spitalin e Pejës, derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor, ndërsa rasti ka nisur të hetohet nga organet e rendit.

Per rastin ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 00:30, Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal në Pejë, se një person i cili ishte duke u trajtuar në Spital ka ndërruar jetë, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në IML-Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ‘ Hetim i vdekjes'”, tha ai.

47 vjeçari tashmë viktima N.B dyshohet se ishte helmuar gjatë qëndrimit të tij në Ulqin dhe gjatë kthimit është ndalur për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës, ku edhe fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Deri tani këto jane vetëm dyshimet e para por akoma nuk është e konfirmuar.

Me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion, ku edhe do të përcakohet shkaku i saktë i vdekjes.

Ndërsa, Spitali i Pejes ka deklaruar se pacienti në fjalë kishte pësuar infarkt.

“Është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në gjendje shumë të rëndë, pa tension arterial dhe pa puls”, thuhet nga spitali.

“Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, fatkeqësisht pacienti nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet tutje në përgjigje.

Artikuj të tjerë

Back to top button