Vdes 17 vjeçari pas aksidentit në Magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë, ndërsa nga QKUK tregojnë se ai kishte mbërritur aty pa shenja jete.

“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka deklaruar Ahmeti.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Ahmeti ka bërë të ditur se Policia ka pranuar informatën për aksidentin rreth orës 15:30, ku ishin përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Artikuj të tjerë

Back to top button