
Ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës që nga mëngjesi janë duke intervenuar në zonat ku janë shkaktuar probleme si shkak i reshjeve të mëdha të shiut.
Permes facebook-ut Drejtoria per Siguri dhe Emergjenca, shprehen se kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Kryeqytet.
“Si rrjedhojë, ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste”, thuhet në njoftim



