Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë bërë të ditur se kanë pranuar materiale të reja nga sinjalizues, të cilat, sipas tyre, lidhen me raste të dyshuara të legalizimeve dhe procese të tjera që dyshohet se janë zhvilluar në kundërshtim me ligjin nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës.
Sipas njoftimit të degës së VV-së në Prishtinë, materialet përmbajnë prova, informacione dhe indicie për raste të dyshuara si të jashtëligjshme.
VV-ja thotë se, nëse këto materiale dhe informacione vërtetohen nga organet kompetente, ato mund të përbëjnë dëshmi për kryerjen e veprave të ndryshme penale.Për këtë arsye, asamblistët e VV-së kanë njoftuar se nesër, në orën 10:00, do t’ua dorëzojnë materialet organeve kompetente
Me këtë rast, para objektit të hetuesisë në rrugën “Luan Haradinaj”, do të mbahet edhe një konferencë për media.
VV-ja ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet



