“26 vite bashkë”, Haradinaj falënderon mbështetësit e AAK-së: Vazhdojmë fuqishëm në maj dhe qershor

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar mbështetësit e AAK-së që e kanë mbështetur gjatë këtyre viteve.
Ajo ka paralajmëruar se kjo parti do të vazhdojë fuqishëm edhe në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo parti nuk do të ndalet.
“26 vite bashkë! Faleminderit secilit që udhëtoi me ne ndër vite. Faleminderit që i qëndruat besnik vizionit tonë për kombin dhe shtetin. Faleminderit atyre me të cilët ndamë gëzime, me të cilët u përballëm me sfida, por kurrë nuk u dorëzuam. Vazhdojmë fuqishëm në maj e qershor, në 2026 e deri në 2050. Jemi më të mirët. Me ju, për shtetin. Me Kosovën, me Aleancën, përjetësisht!”, ka shkruar Haradinaj.



