KEK- u anulon dhe një tender tjeter me vlerë 2.5 milionë euro

Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për blerjen dhe instalimin e rotorëve të pompave furnizuese

Realizimi i tenderit kishte për qëllim sigurimin dhe instalimin e katër rotorëve të rinj për njësitë B1 dhe B2 të TC Kosova B.
Sipas njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit, vendimi për anulim është marrë më 15 korrik, ndërsa njoftimi është përgatitur më 28 shtator.

Tenderi ishte paraparë të kishte vlerë prej 2.7 milionë eurosh.

Dokumenti specifikon se njësia B1 ishte planifikuar të jetë jashtë pune për rreth 30 ditë gjatë vitit 2027, ndërsa njësia B2 ishte planifikuar të jetë jashtë pune nga 10 prilli deri në nëntor 2027.

Megjithatë, procedura është anuluar pasi pas hapjes së tenderëve është konstatuar se një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit.

Në këtë procedurë ishte pranuar vetëm një tender.

Artikuj të tjerë

Back to top button