389 gjoba për tejkalim shpejtësie dhe përdorim të telefonit në timon gjatë një jave në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 389 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar përdorim të telefonit gjatë ngasjes së automjetit nga 1,219 gjoba që janë shqiptuar brenda një jave.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë periudhës 15.06.2026 deri më 21.06.2026, 331 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe 58 gjoba për përdorim të telefonit mobil gjatë ngasjes së automjetit.Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë janë konfiskuar 10 automjete dhe 25 skuterë e motoçikleta si pasojë e kundërvajtjeve të rënda.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i gjobave të shqiptuara për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës njëjavore në rajonin e Ferizajt ka arritur në 1,219. Po ashtu, policia ka pezulluar 20 patentë-shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.Policia bëri të ditur se këto veprime janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve dhe motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, në mënyrë që të parandalojnë aksidentet dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.

Artikuj të tjerë

Back to top button