Policia konfiskon mbi 6 mijë pantentë shofer vetëm gjatë këtij viti, shkak shkelja e rregullave në trafik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit 2026 e deri më tash ka konfiskuar mbi 6 mijë patentë shofer.
Policia tha se konfiskimi i patentë shoferëve bëhet bazuar në ligjet që lidhen me fushën e trafikut.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Policia e Kosovës zbaton të gjitha ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës e në rastin konkret ligjet që lidhen me fushën e trafikut, ku përveç gjobave për kundërvajtje të ndryshme, janë paraparë edhe masa mbrojtëse, kështu nga fillimi i këtij viti 6,259 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e PK.
Ndërkaq dilemat e ngritura ndër vite nga njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se “Policia e Kosovës” përmes konfiskimit të patentë shoferëve po shkelë të drejtat e njeriut”.


