
Katër kartëmonedha të falsifikuara në vlerë nga 500 euro dyshohet se janë pranuar në një bankë në Ferizaj.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga vetë banka.Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të ketë ndodhur më 5 gusht.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshme.Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.


