
TandemPress kishte raportuar për një rast të rëndë të ndodhur dje me datën 24 gusht në magjistralen Prishtinë- Podujevë rreth ores 21:00, ku në fshatin Llushan një person është goditur nga një veturë. Shoferi i veturës ishte larguar nga vendi i ngjarjes nderkaq këmbësori u dergua në QKUK për trajtim mjekësor.
Nderkaq sot bëhet e ditur se personi nuk ka arritur të i’u mbijetoj plagëve.
S.B viktima rreth moshës 70 vjeçare vdiq sot në orët e paraditës në Kliniken Torakale.
“Rreth orës 09:50, nga Klinika Torakale në QKUK është konfirmuar se S.B nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë” thuhet nga kjo klinikë.
Me urdhër të Prokurores kujdestare të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, një prej çështjeve kryesore të hetimit mbetet identifikimi i veturës dhe personit që ndodhej pas timonit, pasi në të dhënat fillestare policore drejtuesi figuron ende si person i paidentifikuar.


