62 vjeçari nga Kosova vdes në spital pasi u godit nga një veturë në Durrës

62 vjeçari nga Kosova vdes në spital pasi u godit nga një veturë në Durrës.

Fillimisht policia bëri me dije se i aksidentuari pësoi vetëm lëndime, por disa orë pas aksidentit, ai humbi jetën në spital.

Bëhet fjalë për shtetasin kosovar N.SH. Ai është goditur nga një kamion, të cilin ka qenë duke e drejtuar shtetasi shqiptar, banues në Berat, Nikolin Merdari./TCH

Artikuj të tjerë

Back to top button