Zubin-Potok: Policia vendos shirit në lokacionin e dyshuar për varrezë masive

Njësite speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë buzë lokacionit të dyshuar për varrezë masive, në Zubin-Potok.

Forcat e policisë kanë rrethuar lokacionin, teksa ekipet e nevojshme kanë nisur procesin e zhvarrimit.

Ndonëse do të marrë kohë tërheqja dhe verifikimi i eshtrave që dyshohet të jenë varrosur, gjetja e një varreze të tillë shënon një hap të rëndësishëm në identifikimin e disa prej të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se në kuadër të këtij procesi, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, M.J dhe M.B.

“Informacionet e mëtejshme do të bëhen publike vetëm në masën që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave”.

“Institucionet mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre” deklaroi PSRK-ja.

Artikuj të tjerë

Back to top button