NdërkombëtareLajme

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime të blera nga USAID, mund të ushqenin 1.5 milionë fëmijë

Pothuajse 500 tonë biskota, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milionë fëmijë për një javë pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump.

Biskotat u blenë nga USAID për 800 mijë dollarë gjatë administratës së presidentit, Joe Biden dhe janë ruajtur në Dubai.

Ato ishin destinuar për fëmijët në Afganistan dhe Pakistan, shkruan The Atlantic.

Por, që nga janari, një ngrirje e përgjithshme e ndihmës së huaj dhe shpërbërja e USAID-it nën Departamentin e ri për Efiçencë Qeveritare ka paralizuar përpjekjet për t’i shpërndarë ato.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të brendshme, nuk u dha asnjë leje për të lëvizur ushqimin.

Deri në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio siguroi Kongresin në muajin maj se ndihma do të dorëzohej, urdhri për shkatërrimin e saj ishte firmosur tashmë.

Djegia do t’i kushtojë taksapaguesve edhe 130 mijë dollarë shtesë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button