Lajme
Lushnje: BMW-ja i pret rrugën furgonit, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Lushnjë-Berat” ku një furgon mallrash është përplasur me një makinë tip BMW.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi i BMW-së i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Sipas policisë në vendngjarje, BMW-ja i ka prerë rrugën furgonit kur ka dalë nga një biznes në anë të rrugës.