
Të shtëna me armë zjarri pati sonte në Prishtinë.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në sheshin “Skenderbeu”në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.