
Ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, Nurije Sylaj, është dërguar e prangosur në gjykatë, pas ndalimit të saj në kuadër të hetimeve për vrasjen e 35-vjeçares në Pejë nga kunati i saj i cili e kishte goditur me sëpatë.
E pyetur nëse ndihet fajtore për vrasjen e Arlindës, ajo ka mohuar përgjegjësinë, duke deklaruar: “Unë nuk e kom kry, djali e ka kry”, ndërkaq në pyetje ish/vjehrra u mbajt për më shumë se katër orë
Sot me urdhër janë kryer disa arrestime dhe të personave të tjerë të dyshuar në këtë rast, përfshirë ish-vjehrrën dhe kunatin e Arlindës, Driton Sylajn. Në dosje thuhet se egzistojnë dyshime të bazuara për shtyrje në vrasje ku tashmë janë zbuluar gjithashtu identitetet e tyre, si dhe dyshimet se disa prej të arrestuarve e kanë ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së krimit gjatë kohës sa Sylaj ishte në arrati
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.



