Vritet një person në Hajvali

Një person ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Burime të Klan Kosovës brenda Emergjencës në QKUK kanë bërë të ditur se viktima është dërguar pa shenja jete.

“Një person me plagë nga arma e zjarrit është sjellur pa shenja jete në Emergjencë”, tha ky burim për Klan Kosova.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button