KosovëLajme

Skandaloze: Biografia e Jakup Krasniqit – Presidenca e prezanton si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Një ish-zëdhënës i UÇK-së, historian dhe politikan, Jakup Krasniqi është prezantuar si i akuzuar për krime lufte në biografinë zyrtare të tij në uebfaqen e Zyrës së Presidentit.

Në paragrafin e tretë të biografisë së Jakup Krasniqit si ish-ushtrues detyre i presidentit, kabineti i Vjosa Osmanit është kujdesur që Jakup Krasniqin ta paraqes si një të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kushdo qe hyn e lexon këtë biografi e sheh se si presidenca e sheh një ish-zyrtar të lartë të shtetit.

Kjo është forma më skandaloze e prezantimit të biografisë së një ish-drejtuesi të lartë të UÇK-së.

Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin u arrestuan në fund të vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte.

Gjatë kohës së luftës, Krasniqi shërbeu si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button