“Është infrastrukturë kritike”, KFOR-i i ndalon fluturimet mbi KEK

Misioni i KFOR-it e ka ndalur fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Një vendim i tillë është marrë për faktin se KEK konsiderohet si infrastrukturë kritike e Kosovës.

Në bazë të këtij vendimi, i cili ka hyr në fuqi nga 1 shtatori, ndalohet fluturimi i dronëve.

Kjo infrastrukturë përfaqëson themelin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, duke e bërë atë një produkt thelbësor dhe të pazëvendësueshëm për jetën e përditshme dhe zhvillimin kombëtar”, është thënë në njoftimin e KFOR-it, raporton REL.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button