Partitë shqiptarë të bashkuara në Graçanicë

Për herë të parë janë mbledhur të gjitha partitë shqiptare të komunës së Graçanicës, ku nga Partia Demokratike e Kosovës, i pranishëm është Mërgim Lushtaku, ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani.
Në kuadër të listës “Aleanca Shqiptare” me sloganin “Krejt me dalë” – janë 10 anëtarë, në krye me Leutrim Ajeti, i cili edhe ka theksuar se qëllimi i këtij organizimi është unifikimi.
Këtë tubim nga afër po e përcjell gazetarja e Klan Kosovës, Abreshë Uka, derisa bëhet e ditur se krahas “Aleancës Shqiptare”, partitë tjera garojnë ndaras.
