Cakolli: Lirimi nga pagesa e “Trafikut Urban”, vendim i pastër elektoral

Eugen Cakolli nga KDI-ja vendimin e Komunës së Prishtinës që të lirojë nga pagesa e “Trafikut Urban” nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mjekët e mësimdhënësit, e cilësoi si vendim ët pastër elektoral.
“Ndonëse në lexim të parë ky duket vendim i drejtë dhe i favorshëm, fakti që merret në mes të fushatës dhe hyn në fuqi vetëm 12 ditë para zgjedhjeve e bën atë një vendim të pastër elektoral.Për më keq, ky është shembull tipik i shfrytëzimit të resurseve publike për përfitim elektoral – praktikë për të cilën pikërisht partia që sot udhëheq kryeqytetin akuzonte partinë në pushtet qendror gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.Abuzimi me resurset publike për vota është cenim i garës së barabartë zgjedhore, kurdo, kudo dhe nga kushdo që ndodh|, shkroi ën Facebook, Cakolli.