S’u mbijeton plagëve, vdes në Qendrën Emergjente i aksidentuari nga Gjakova

Një 58 vjeçar ka vdekur në Qendrën Emergjente në kryeqytet, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra nga një aksident trafiku.

Siç mëson klankosova.tv, i njëjti paraprakisht për trajtime të mëtejme ishte dërguar në QKUK me politraumë të rëndë nga Spitali i Gjakovës.

”Pacienti është dërgu në sallë operative nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë por edhe për kundër përpjekjeve maksimale nga mjekët kujdestarë, ai nuk mundi t’u rezistojë lëndimeve të marra, ndërron jetë në Qendrën Emergjente”, u shpreh burimi në kushte anonimiteti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button