Kurti e Osmani pritet të ‘nderohen’ në Universitet të Prishtinës: Kush, qysh, pse?

Mbrëmë e sot u dha lajmi se Kryetari i Vetëvendosjes, deputeti Kurti si dhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani pritet të nderohen me çmimin “Alumni Nderi” në Biblotekën e Universitetit të Prishtinës, të martën me fillim nga ora 13:00. Por, çka është ky çmim? Kush është kjo shoqatë që ndan çmimin? Pse po ‘nderohen’ Kurti e Osmani në UP?
Kush është Alumni?
Alumni UP, sipas websajtit të tyre janë shoqatë brenda Universitetit të Prishtinës, që mbledh rreth vetës të gjithë të diplomuarit e saj të të gjitha niveleve të studimit. Qëllimi, sipas tyre është lidhja e të gjitha gjeneratave të studentëve të UP-së, për të krijuar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes të diplomuarëve, profesorëve të fakulteteve përkatëse, bashkësisë më të gjerë akademike dhe punëdhënësve. “Alumni” është shprehje e përdorur globalisht për të përshkruar ish-studentët e një institucioni arsimor.
Kush i financon?
Në ballinën e kësaj shoqete, si dhe në statut, vërehet se shoqatën e financon USAID, si dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Me ardhjen në pushtet të Donald J. Trump, USAID ka pezulluar shumicën e fondeve, rreth 83% të tyre, në mbarë botën. Pra, shoqata i bie se aktualisht funksionon me fonde të MAShT-it. Pra, nën urdhërat e Ministres në Detyre Arbërije Nagavci. Pra, shoqata që financohet nga Nagavci po e dekoron Osmanin e Kurtit në Universitet të Prishtinës.

Kush janë anëtarë të bordit të kësaj organizate?
Anëtarë të bordit të kësaj organizate sipas vet sajtit të tyre janë, Edona Zogu, Kryesuese, Alvin Karaqi, anëtar, Anisa Ismajli, anëtare, Berat Rukiqi, anëtar, Brikena Kelmendi anëtare, Burbuqe Muhadri anëtare, Hidajete Gashi, anëtare, Hysen Bytyçi, anëtar si dhe Lorik Bajrami, anëtar.
Kush ështe “Alumni Nderi”
Këtë “titull”, pra “Alumni Nderi” sipas shoqatës deri tash e mbanë vetëm, ish-Presidentja Atifete Jahjaga.
Ndërkohë në kategorinë “Alumni të shquar”, bëjnë pjesë, sopranoja Besa Llugiqi, Liburn Jupolli, muzucient, si dhe Elbenita Kajtazi, soliste.
Tutje
Në nenin 1, pika 4 të kësaj organizate thuhet kështu, “Organizata nuk do të bëjë shpërndarjen e çfarëdo të ardhure neto ose fitimi si të tillë për asnjë person. Pasuria, të ardhurat dhe fitimet e Organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të Organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar përfitime të veçanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtëpërdret apo tërthorazi për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësit, ndonjë anëtar të Organizatës, ndonjë të punësuar apo donator të OJQ-së. Megjithatë pagesat e kompensimit të arsyshëm për këta persona mund të bëhen për punën që këta persona bëjnë për këtë organizatë”

Në statut gjithashtu përmendet se Bordi është trupi i cili e ka në duar vendimmarrjen.