100 euro për studentët, Krasniqi: Përpjekje e hapur për blerje vote, Kurti po e përjeton panikun nga humbja e madhe më 12 tetor

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës në detyrë mori vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët.

Ai ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po frikësohet nga humbja në zgjedhjet lokale dhe se ndarja e 100 eurove është blerje e votave.

Shkrimi i tij:

Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën.

Pas katër vitesh dështimesh në qeverisje dhe degradimi të sistemit arsimor, ai sot vendosi të ndajë 26 milionë euro, nga 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote.

Megjithatë, ky është një tjetër gjykim i gabuar për studentët kosovarë, sepse ata as nuk blihen e as nuk shiten.

Unë i ftoj studentët që t’i marrin ato mjete, që janë nga taksat e familjeve të tyre, por të dielën ta përdorin votën e tyre për ta ndëshkuar një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button