Fotografoi votën në Mitrovicë, përfundon në pranga

Një person ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti dyshohet se ka fotografuar votën e tij.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.