Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Kjo është diferenca mes PDK-së dhe LVV-së

74.29% e vendvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë janë verifikuar.

Bazuar në rezultatet e përditësuara të KQZ-së, në garën për kryetar të Mitrovicës, prin Arian Tahiri i PDK-së me 50.04% të votave të fituara, derisa pas tij, Faton Peci i VV-së, me 45.76%.

Nga vendvotimet e proceduara të QKN-së në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës, prin edhe në garën për Kuvendin Komunal, me 41.23%, një diferencë prej mbi 18% ndaj Vetëvendosjes, e cila radhitet në vend të dytë, me 22.30%.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button