Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë, ky është rezultati

Procesi i numërimit të votave në Komunën e Fushë Kosovës ka përfunduar plotësisht, sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja.
Në garën për kryetar komune, në krye renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, me 45.12% të votave, ndërsa pas tij vjen kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, me 36.62%.
Të dy pritet të përballen në raundin e balotazhit.
Sa i përket zgjedhjeve për Kuvendin Komunal, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 33.97% të votave, e ndjekur nga LDK me 29.10% dhe PDK me 20.01%.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 6719 vota-Shpend Bardiqi, 535 vota -Festim Pllana, 527 vota -Durim Hajra, 453 vota -Daut Krasniqi, dhe 412 vota -Kushtrim Mirena.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kandidatët më të votuar janë: 5755 vota – Mirlinda Krasniqi, 495 vota – Laureat Gojnovci, 549 vota – Afrim Dumani, 306 vota -Jetmir Berisha, 289 vota – Burim Berisha dhe Ali Topalli.
Njëherësh nga Partia Demokratike e Kosovës, prin me 3957 vota – Rrahim Tërnava, Valon Murseli me 425 vota, 297 vota – Ermal Dumani, 240 vota – Migjen Kolshi dhe 290 vota – Aida Alimi.