Eskorta u pa në kufirin Kosovë-Shqipëri, merret vesh se Osmani ka shkuar në Tiranë për arsye personale, jo në protestë

Eskorta që shoqëron presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është parë gjatë ditës së sotme duke kaluar kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. 

Ndonëse u raportua se e para vendit po shkon drejt Tiranës për protestën pro-UÇK, kjo del të jetë e pavërtetë.

Burime të sigurta të Klankosova.tv brenda Presidencës bëjnë të ditur se arsyeja e shkuarjes së Osmanit në Tiranë lidhet me një arsye private. 

Thuhet po ashtu se shkuarja e Presidentes në Shqipëri nuk ka pasur për qëllim të korrespondojë me ditën e mbajtjes së protestës mbarëkombëtare në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët.

Mediat në Shqipëri raportuan paraditen e sotme se presidentja Osmani është nisur për të marrë pjesë në protestën në Tiranë, raportim ky që doli të jetë i pakonfirmuar.

Raportimin e tyre e transmetuan edhe disa media në Kosovë. 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button