Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka shprehur sot mbështetjen e tij të plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin e lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare shqiptare.

UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkroi Presidenti Begaj në një postim në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me fotografi nga protesta masive e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Qindra qytetarë, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve jane mbledhur sot në sheshin “Skënderbej”, me flamuj kombëtarë dhe pankarta që kërkonin “Drejtësi për çlirimtarët”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button