Arrin në rreth 4000 numri i fletëvotimeve të refuzuara nga votimet jashtë Kosovës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të dërguara përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor.

KQZ njofton se më 13 dhe 14 tetor është bërë tërheqja e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e 12 tetorit.

Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33.841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29.636, ndërsa janë refuzuar 3.977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3.660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

Nga ky numër i përgjithshëm i pakove të supozuara me fletëvotime KQZ-ja aktualisht nuk ka të dhëna për numrin i saktë të fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve lokale.

Hapja e këtyre pakove/zarfeve do të bëhet nga ekipet e numërimit, pas së cilave KQZ-ja do të dalë me të dhëna për çdo komunë.

KQZ sqaron se një votues ka pasur të drejtë të dërgojë nga një fletëvotim për secilin lloj të zgjedhjeve. 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button