Rasti “Banjska”, mbyllet seanca për dëgjimin e dëshmitarit A2

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca ndaj tre të akuzuarve për rastin “Banjska”, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Gjatë seancës së sotme, prokuroria, e përfaqësuar nga Naim Abazi, ka kërkuar mbylljen e seancës për publikun.
Kjo për arsye, se do të dëgjohet dëshmitari anonim A2, dhe publikimi i dëshmisë së tij mund të ndikojë tek ai.