Numërohen 80% e votave me postë në Prishtinë, ky është rezultati

Hajrulla Çeku po merr 54.90% të votave me postë, kur janë numëruar 80,00% e tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Aktualisht, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës numëron 476 vota, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së.

Kryetari aktual i kryeqytetit, kandidati i LDK-së, Përparim Rama numëron 240 vota me postë (27.68%).

Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, ka marrë deri tani 103 vota (11.88%).

Në rezultatet e përgjithshme preliminare, Përparim Rama prin me më pak se një për qind para Hajrulla Çekut. Dallimi mes tyre është rreth 600 vota.

Rama dhe Çeku do të garojnë për kryetar të Prishtinës në një rund të dytë votimi më 9 nëntor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button