Prapaskenat e koalicionit VV-LDK, avokati Berisha: Deri mbrëmë, kishte miratimin e Abdixhikut

Besnik Berisha, avokati e ish-këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, pretendon se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, nuk ka ndodhur rastësisht.
Sipas Berishës, koalicioni i lidhur sot në Vushtrri, është lejuar nga Lumir Abdixhiku.
“Për mos me i hy në hak askujt, po aq sa për ta thënë të vërteten e plotë, edhe kur e vërteta dhemb, koalicioni me VV ne Vushtrri nuk ka ndodhë rastësisht”, tha Berisha në një shkrim në Facebook të hënën.
“Ai është diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga vet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deri mbrëmë, kur gjërat kanë ndryshuar, e kur është kërku me anulu, ose jo publikisht me realizu”.
Avokati, i cili është i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tha se LDK-ja ka kërkuar mbështetje nga VV-ja në Suharekë, në këmbim të mbështetjes për kandidatin e Vetëvendosjes në Vushtrri.
“Madje, nëse duan me tregu drejt, në kembim të asaj vote në Vushtrri, është kërkuar përkrahje edhe në Suharekë për Ardianin. Kjo përkrahje është siguru dhe kështu është edhe për Suharekë, ndonëse po përpiqen ta mbajne msheft”, tha Berisha.
Berisha tha se për këto pretendime “dikush ka prova”.