I dehuri ia drejton armën një personi në Llapushnik, arrestohet

Një person është arrestuar në Llapushnik të Drenasit, pasi dyshohet se në gjendje të dehur në një kafiteri ia kishte drejtuar armën e zjarrit një personi.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima kishte arritur t’ia largonte armën nga dora, derisa arma është konfiskuar bashkë me një karikator dhe dhjetë fishekë,

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që në një kafiteri, nën ndikim të alkoolit ia kishte drejtuar armën e zjarrit viktimës m/k ku i njëjti kishte arritur që t’ia largojë armën nga dora dhe t’ia marrë atë. Policia ka konfiskuar armën me një karikator dhe dhjetë fishekë kalibër 9mm. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button